Me shumë sukses është mbajtur Kampi Trajnues dy ditor “Vlerat e Futbollit dhe Dobitë e Tij Karshi Rinisë”. Në këtë punëtori panelistë ishin ish kapiteni i skuadrës kombëtare Lorik Cana, ish futbollistët Malësor Gjonbalaj dhe Kushtrim Mushica, trajner Ismet Munishi, gazetarët e sportit Drin Ejupi dhe Arlind Grantolli, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe të Sportit Fatmir Pireva, profesor i futbollit Blerim Sylejmani, psikologe Kaltrina Ajeti dhe këshilluesi i së drejtës sportive dhe menaxhimit të futbollistëve Armend Kelmendi.
Në këtë Boot Camp, panelistët kanë adresuar drejtpërdrejtë dobitë që të rinjët tanë mund të përfitojnë nëse merren me sportin e futbollit dhe efektet pozitive që ky sport sjellë në mënyrë direkte dhe jodirekte në jetët e tyre. Për dallim nga punëtorit e tjera, formati i kësaj punëtorie ka qenë i tillë që ka lejuar të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë të drejtëpërdrejtë të parashtrojnë pyetjet e tyre dhe të diskutojnë mbi nëntemat që ka nxjerrur tema kryesore e punëtorisë. Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shohin të mirat e futbollit nga kënde tejet të ndryshme.