Sot, me 8 Maj, u nisën biçiklistët tanë nga Prishtina për të realizuar Mini-Turneun Ballkanik “Pedalo Për Fqinjësi Të Mirë”. Të inkurajuar për promovimin e sportit, e në veçanti çiklizmit, si mjet që nuk njeh moshë; për promovimin e lëvizjes së lirë për të gjithë kosovarët në shtetet fqinje; dhe për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë komunave shqiptare pa përjashtim; biçiklistët tanë morrën rrugën për të vizituar tri qytete të veçanta shqiptare si Tuzin, Tiranën dhe Kërçovën.
Duke ju uruar udhëtim të mbarë, shpresojmë që ky turne të arrijë qëllimin e tij dhe të shërbej si model për projektet që do të organizohen nga organizata jonë dhe të gjitha organizatat tjera që synojnë qëllime të ngjajshme.