Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes të Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale dhe OJQ Me Dhe Për Shoqërinë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi midis OJQ-ve synon të promovojë arsimin dhe ndërgjegjësojë publikun drejt përfshirjes sociale të individëve me aftësi të kufizuara intelektuale në shoqërinë kosovare. Kjo marrëveshje gjithashtu synon të sigurojë shërbime shëndetësore, përfshirë zhvillimin e programeve mbështetëse, trajnime dhe hulumtime me fokus në metodat e mundshme për përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në shoqëri.