Me shumë sukses është përmbyllur tryeza e rrumbullakët me temën “E tashmja dhe e Ardhmja e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH) në Kosovë”.  Qëllimi i kësaj tryeze ishte të mbledh akterë kyq të sektorit shëndetësor dhe të prezantoj rezultatet e një hulumtimi në lidhje me Sistemin e Informimit Shëndetësor. Diskutimet në këtë tryezë kanë sjellë përvoja reale nga vendet e rajonit dhe të shteteve me sisteme të zhvilluara shëndetësore.

Rekomandimet e dalura nga kjo tryezë

Krijuesit e politikave duhet të ndajnë vizionin dhe qëllimet strategjike me qartësi dhe transparencë të plotë për të gjitha palët e përfshira në mënyrë që të ndërtojnë konsensus dhe mbështetje dhe të shmanget një rezistence e mundshme. Përfshirja e përdoruesve qysh nga fazat e hershme të dizajnimit lehtëson procesin e zbatimit të suksesshëm dhe të informuar.

Është e rëndësishme të jepet përparësi në klinika që kanë rëndësi kombëtare të gjenerimit të të dhënave me një nivel të lartë saktësie dhe në klinika që krijojnë një barrë të madhe financiare për buxhetin. Kështu do të bëhej hartim i politikave të përshtatshme dhe të bazuara në dëshmi për të përmirësuar situatën klinike dhe përdorimin efektiv të burimeve financiare dhe për të kuptuar karakteristikat / shkaqet e sëmundjes që do të përfshihen pastaj për parandalim.

Trajnimi i stafit është thelbësor për të siguruar përdorimin e duhur të sistemit dhe gjenerimin e të dhënave cilësore duke filluar nga përdorimi i kompjuterit në plotësimin e formularit, drejt kuptimit të përcaktimit të rastit, klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjes, raportimit dhe analizës së të dhënave.

Të bëhet përfshirja e DRG-së e cila siguron rimbursimin e duhur bazuar në karakteristikat e pacientit, rrethanat shëndetësore, dhe ashpërsinë e sëmundjes – informacione që rrjedhin nga SBISH.

Për një shëndetësi që duam, për Kosovën që duam!