Me shumë sukses është mbajtur Tryeza e Rrumbullakët – Shkolla të Sportit apo Akademi Sportive. Kjo tryezë është mbajtur online përmes platformës Zoom dhe është transmetuar drejtëpërdrejtë në faqen zyrtare të Facebook-ut të organizatës tonë dhe Radio Televizionit të Kosovës. Në këtë tryezë është diskutuar mbi efektshmërinë e kanalizmit të talenit të sportistëve tanë të ardhshëm dhe atyre aktual përmes institucioneve adekuate, të cilat pastaj do të përkujdeseshin për shfrytëzimin e talentit të këtyre sportistëve në mënyrën më efikase të mundshme nga e cila do të përfitonin edhe sportistët e edhe Kosova. Ky diskutim na ka ndihmuar që në mëyrë shumë konstruktive të kuptojmë rëndësinë e shkollave sportive, efektshmërinë e tyre në krijimin e talenteve të reja, nevoja për krijimin e akademive sportive dhe orientimin e këtyre talenteve në akademi sportive.
Pas kësaj tryeze, do të përgatiten sugjerimet të cilat do të tregojnë aktivitetet konkrete qe duhet të ndërmirren për krijimin e një strukture shumë mirë të organizuar të sektorit të sportit. Këto sugjerime do t’i dërgohen Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport.