OJQ Me Dhe Për Gratë ka publikuar një fushatë ndërgjegjësuese për të gjitha gratë e vrara nga motive të ulëta si xhelozia, divorci, e kështu me rradhë. Duke e konsideruar vrasjen e bashkëshorteve si një veprim tejet të ulët dhe të pa justifikueshëm, organizata jonë ka filluar fushatën ndërgjegjësuese “Mos merr jetë” duke synuar ta bëjë këtë fushatë temë kombëtare tek shoqëria civile dhe tek politikanbërësit tanë që si shoqëri e tërë të marrim hapat e nevojshme për parandalimin e këtij fenomeni të neveritshëm.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vazhdoni tek faqja “Projektet”.