OJQ Me Dhe Për Ambientin ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për ndalimin e shpërdorimit të ujit. Kjo fushatë targeton gjithë shoqërinë, pa përjashtim. Duke konsideruar ujin si elementin më të rëndësishëm jetësor, pa të cilin nuk do të mund të ekzistonim, është shumë e rëndësishme që veprimet tona që do të parandalonin shpërdorimin e ujit të shndërrohen në shprehi ditore elementare. Kursimi i ujit është shumë më i lehtë se që mendojmë. Prandaj, synimi i kësaj fushate është që të informohen të gjithë rreth hapave konkrete që ata duhet të ndërmarrin për ta ndaluar shpërdorimin e ujit.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.