OJQ Me Dhe Për Kulturën ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për rëndësinë e kulturës dhe ruajtjen e trashigimisë tonë kulturore tek gjeneratat e reja. Kultura është e rëndësishme për formimin e marrëdhënieve shoqërore, ruajtjen dhe sfidimin e rendit shoqëror dhe në formësimin e veprimeve dhe përvojave tona të përditshme në një shoqëri globale.

Qëllimi i kësaj kampanje është inkurajimi i shoqërisë tonë për ruajtjen e trashigimisë sonë kulturore tek brezat e ardhshëm si identitet i yni unik i cili na ndihmon të veçohemi nga popujt e tjerë. Në të njejtën kohë, trashigimia jonë kulturore na ndihmon të identifikojmë vlerat e përbashkëta që kemi me të gjithë popujt e tjerë. Brezi i ri duhet të kuptojë vlerën dhe nevojën për ruajtjen e kulturës. Një shoqëri është gjithmonë e respektuar, sado modeste të jetë.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.