Pandemia COVID-19 ka qenë treguesi më i mirë që bota çdo ditë e më shumë është duke u virtualizuar, dhe për shkak të këtij virtualizimi bota është gjithnjë e më shumë është duke u zgjeruar dhe eliminuar kufijtë e punësimit. Fatkeqësisht, njëra nga problemet më të përfolura sot në Kosovë është trajtimi i punëtorëve nga punëdhënësit e tyre. Ky trajtim nga ana e punëdhënësve të tyre është duke shtyer shumë kosovarë që të shfrytëzojnë benefitet e këtij virtualizimi dhe të punojnë për kompani të huaja përderisa jetojnë në Kosovë.

Prandaj, për të parandaluar një gjë të tillë, është e domosdoshme që kompanitë kosovare të ndërmarrin hapa konkret që tani. OJQ Me Dhe Për Ekonominë ka përgatitur një fushatë ndërgjegjësuese për të gjitha kompanitë kosovare për t’i njoftuar ato për 12 mënyrat më të efektshme të kujdesit për punonjësit e tyre. Këto 12 mënyra janë elemente aq të rëndësishme sa që çdo kompani do të duhej t’i bënte ato pjesë përbërese të mentalitetit dhe brendit të tyre.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.