Çështja e trashigimisë për gratë mbetet njëra nga temat më të ndjeshme, në shumë raste më të neglizhuarat, e cila pothuajse gjithmonë mbyllet në heshtje në dëm të grave. OJQ Me Dhe Për Gratë, duke targetuar të gjitha gratë në Kosovë në veçanti, ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese e cila synon të informoj gjithë shoqërinë që e drejta e pronësisë është e drejtë themelore e garantuar dhe e mbrojtur me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut pa dallim gjinie.

Edhe pse sipas ligjit në Kosovë burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta, traditat patriarkale dhe zakonore shumë shpesh e bëjnë të pamundur që gratë të marrin trashëgimin e tyre të përcaktuar me ligj. Shoqëria kosovare duhet të kuptoj që linjat e trashëgimisë vlejnë njëlloj si për burrat ashtu edhe për gratë. Fëmijët, bashkëshortët dhe prindërit janë trashëgimtarë të domosdoshëm.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.