Përdorimi i fjalëve të huaja nga mediet e shkruara dhe politikanët është bërë shprehi shumë e theksuar e cila aspak nuk kontribuon në ruajtjen e gjuhës shqipe. Fenomenin e përdorimit të fjalëve të huaja, e veçanërisht atyre angleze, e vërejmë edhe tek të rinjët. Për dallim nga të rinjët e vendeve të tjera, tek të rinjët tanë vërejmë një refuzim të përdorimit të fjalëve të sakta shqipe. Ky refuzim më së miri vërehet nga këmbngulja e të rinjëve për përdorimin e fjalëve të huaja për qëllim që të duken më intelektual në shkrimet e tyre dhe fjalimet e tyre.
Kjo fushatë ndërgjegjësuese synon të sjellë fjalët e huaja më të përdorura nga mediet e shkruara, politikanët dhe të rinjët tanë. Për secilën fjalë të huaj do të sjellim fjalën ekuivalente shqipe.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.