Çfarë Bëjmë Ne

Me Dhe Për Kosovën zhvillon një gamë të gjerë aktivitetesh dhe projektesh me qëllim përmirësimin e mirëqenies universale të qytetarëve të Kosovës. Për shkak të fokusit të tij të gjerë, Me Dhe Për Kosovën është strukturuar si një organizatë ombrellë për aktivitetet e mëposhtme:

Me Dhe Për Fëmijët – Përqendrohet në edukimin dhe zhvillimin e aftësive jetësore dhe aftësive drejtuese të fëmijëve të vegjël, me synim për t’i fuqizuar ata që të bëhen vendimmarrësit e së ardhmes.

Me Dhe Për Gratë – Fokusohen në të gjitha aspektet e fuqizimit të grave, me qëllim që çdo vendim që lidhet me jetën e tyre të mbetet gjithmonë në duart e tyre.

Me Dhe Për Ekonominë – Merr në konsideratë sfidat dhe problematikat ekonomike me të cilat përballen bizneset kosovare në operim, menaxhim dhe ofrimin e shërbimeve në standardet e kompanive të mirënjohura ndërkombëtare.

Me Dhe Për Sportin – Promovon dhe organizon aktivitete që përqendrohen në mirëqenien fizike, si në nivel individual ashtu edhe në atë ekipor. Qëllimi i Me Dhe Për Sportin është edukimi i individëve mbi punën në grup, lidershipin dhe rëndësinë e shëndetit fizik.

Me Dhe Për Kulturën – Hulumton të gjitha aspektet e jetës kosovare, nga vetëshprehja e deri te besimet dhe zakonet. Ne synojmë një kulturë të veçantë kosovare, e cila lidhet me kulturën botërore dhe kontribuon pozitivisht në të.

Me Dhe Për Shoqërinë – Ekzaminon marrëdhënien dhe ekuilibrin midis individit dhe komunitetit me qëllim për të shumëfishuar përfitimet për të gjitha palët.

Me Dhe Për Ambientin – Duke marrë parasysh urgjencën për të trajtuar çështjet mjedisore që prekin Kosovën, OJQ-ja Me Dhe Për Ambientin u themelua për t’u angazhuar në ruajtjen e një mjedisi të banueshëm si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.