Inaugurohet fusha e parë multi-funksionale në Kosovë. Financuar nga Fondacioni Lorik Cana 5 dhe menaxhuar nga OJQ Me Dhe Për Fëmijët, kjo fushë u është dhënë dhuratë fëmjëve të kopshtit “Xixëllonjat” në Prishtinë. Ky është projekti i parë që Fondacioni Lorik Cana e realizon në Kosovë, duke filluar pikërisht nga qyteti i tij i lindjes dhe nga kopshti ku ai dikur ka shkuar si fëmijë. Prandaj, realizmi i këtij projekti ka pasur emocione të veçanta për kapitenin legjendar të kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Të pranishëm në inaugurimin e kësaj fushe ishin edhe ylli i ekipit futbollistik Arsenal Granit Xhaka, ylli i ekipit futbollistik SPAL Etrit Berisha dhe kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti. Ndërtimi i kësaj fushe është vetëm projekti i parë nga shumë projekte të tjera që Fondacioni Lorik Cana 5 së bashku me partnerët e tij ka planifikuar të realizoj. Patëm nderin kënaqësinë të ishim patner në realizimin e këtij projekti shumë madhor dhe tejet të rëndësishëm për fëmijët e vendit tonë.