Me sukses të kënaqshëm është mbajtur Kampi Trajnues dy ditor “Rrogë për veten apo shef i vetës”, ku të pranishëm ishin folësit Ish-Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Profesor Besnik Kransiqi, dhe Shenaj Shala, të cilët me eksperiencën, arritjet dhe shkollimin e tyre i dhanë ngjyrë kësaj punëtorie.
Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë rreth elementeve kyçe që duhet pasur parasysh para se të vendosin për karrierën e tyre jetësore. Ata patën mundësi që nga perspektiva të ndryshme të shohin avantazhet dhe disavantazhet e të qenurit të punësuar në ndonjë kompani private apo në ndonjë institucion shtetëror dhe të pasurit biznesin privat. Ata gjithashtu u njoftuan rreth vështirësive që do të hasin gjatë karrierës së tyre pavarsisht rrugës që ata do të zgjedhin.