Me datë 19 Tetor 2020, është mbajtur Tryeza e Rrumbullakët – “Rregullimi dhe mirëmbajtja e stabilitetit kontraktual, të drejtat e lojtarëve, roli dhe rruga për në FIFPro”. Kjo konferencë online u organizua me iniciativë të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (ShMDFK), përmes kompanisë “Balltrotter Sports Agency”, dhe është përkrahur nga OJQ Me Dhe Për Sportin dhe OJQ Me Dhe Për Kosovën.
Nga kjo tryezë janë përgatitur sugjerime me hapat që federata, klubet dhe shoqata do të duhej t’i ndërmerrnin si grupet kryesore të interesit. Këto sugjerime do të shndërrohen në rekomandime konkrete e të cilat do të mund t’i dorëzoheshin grupeve të lartëpërmendura në kuadër të procesit të politikbërjes sa më efektive, që ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme futbollistike në Kosovë, me fokus ngritjen e ndërgjegjësimit dhe mirëqenies së lojtarit.