OJQ Me Dhe Për Ambientin ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për ruajtjen e Tokës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo kampanjë ka për synim që të sensibilizoj qytetarët rreth ndotjes së Tokës dhe pasojave që vijnë nëse nuk e ruajmë Tokën nga ndotja. Kjo kampanjë i adresohet të gjithë prindërve me synimin që ata pastaj të edukojnë fëmijët e tyre rreth ruajtjes së ambientit duke filluar nga moshedhja e mbeturinave në rrugë e deri tek reduktimi i mbeturinave. Duke krijuar shprehi të tilla tek fëmijët e tyre, prindërit do të ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ruajtjen e ambientit për fëmijët e tyre dhe gjeneratave që do të vijnë pas.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vazhdoni tek faqja “Projektet”.