Duke pasur parasysh përdorjen e shumtë të qeseve plastike në mbarë botën dhe vendin tonë dhe efektet e tyre negative, OJQ Me Dhe Për Ambientin e ka parë shumë të arsyshme dhe nevojshme zhvillimin dhe lancimin e një fushate ndërgjegjësimi për dëmet konkrete që qeset plastike i shkaktojnë ambientit.
Qëllimi i kësaj kampanje ka synim që të njoftoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këto dëme të cilat janë shumë pak të njohura për ne. Gjithashtu, kjo kampanjë targeton edhe qeverinë e Kosovës ne formë thirrjeje për të ndërmarrur hapa konkret në ndalimin e përdorimit të qeseve plastike.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijoni tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.