OJQ Me Dhe Për Ekonominë ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese duke ofruar tetë arsye kryesore pse kompanitë kosovare duhet të vazhdojnë marketingun e tyre gjatë një krize financiare. Në kohë krizash, kompanitë fillojnë të reduktojnë buxhetet e tyre të marketingut. Kur brendet e shumicës së kompanive heshtin, është koha ideale që kompanitë tona vendore të rrisin intensitetin e reklamave të tyre promocionale dhe të rrisin hisen e tyre në treg. Prandaj, synimi i kësaj kampanje është informimi i kompanive tona për përfitimet konkrete që ato mund të arrijnë në kohë krizash nëse veprojnë ndryshe nga kompanitë e tjera e veçanërisht ato të huaja që kanë prezencë edhe në Kosovë.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.