OJQ Me Dhe Për Fëmijët ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për efektet negative të konsumimit të drogave dhe alkoolit. Qëllimi i kësaj fushate sensibilizuese është të njoftoj prindërit për këto efekte negative dhe inkurajimin e tyre për ndërmarrjen e hapave të duhur për adresimin e këtij fenomeni nëse fëmija tyre është duke abuzuar me drogën.
Duke diskutuar për drogën me fëmijët e tyre, duke qenë të hapur dhe të sinqertë me ta, duke u bërë shembull të sjelljes së duhur, prindërit mund t’i ndalojnë fëmijët e tyre të përdorin drogë. Mos hezitoni të ndërhyni nëse njihni një adoleshent që abuzon me drogën. Fëmija juaj do të ketë më shumë gjasa të shmangë efektet afatgjata nëse ai merr trajtim për keqpërdorimin e drogës sa më shpejt të jetë e mundur.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.