Duke vepruar mbi standarde të dyfishta, të gjitha organizatat e themeluara për të drejtat e grave asnjëherë nuk kanë luftuar përkrah grave me mbulesë për të drejtat e tyre legjitime për bartjen e mbulesës. Përkundrazi, këto organizata e kanë luftuar fuqishëm mbulesën me pretkestin se mbulesa është një gjë e prapambetur duke injoruar totalisht vetdëshirën e grave për ta bartur mbulesën.

Ne si organizatë jo-qeveritare e themeluar me mision që të përmirësojë jetën, të zgjerojë mundësitë ekonomike dhe të ndihmojë gratë të forcojnë pozicionin e tyre në shoqëri, jemi në anën e të gjitha atyre grave që kanë vendosur ta bartin mbulesën dhe e konsiderojnë atë si identitet, zgjedhje dhe krenari të tyre. Prandaj, OJQ Me Dhe Për Gratë ka zhvilluar dhe lancuar fushatën ndërgjegjësuese për mbulesën në përkrahje të të gjitha grave me mbulesë.

Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.