OJQ Me Dhe Për Kulturën Fillon Fushatën Ndërgjegjësuese “Modernizimi – Efektet e tij në kulturë”
Modernizimi po shihet si një kërcënim për vlerat sociale dhe kulturore, sepse po ndryshon gjithçka. Edhe vetë përkufizimi i familjes po kërcënohet dhe sfidohet në botën moderne. Arsimi, komunikimi dhe madje edhe marrëdhëniet shoqërore kanë pësuar ndryshime masive për shkak të modernizimit. Njerëzit nga e gjithë bota po ndiejnë se vlerat e tyre sociale dhe kulturore po sfidohen. Prandaj, ata përpiqen të refuzojnë përshtatjen ndaj ndryshimit ose të ashtuquajturit modernizim.
OJQ Me Dhe Për Kulturën ka nisur një fushatë sensibilizuese për modernizimin dhe efektet e tij në vlerat sociale dhe kulturore. Kjo fushatë synon të informojë njerëzit se çfarë është modernizimi, si po ndikon në jetën tonë, sa i ka sfiduar modernizimi vlerat tona sociale dhe kulturore, a duhet ta përqafojmë modernizimin dhe nëse po, duke e përqafuar atë a duhet t’i ruajmë apo jo vlerat tona.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.