Shëndeti mendor optimal i sportistëve është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mirret si i mirëqenë. Edhe pse i konsiderojmë ata më të fortë se ne të tjerët, atletët nuk janë imun ndaj çështjeve të shëndetit mendor thjesht sepse mirren me sport. Përkundrazi, duke marrë parasysh presionet për të pasur sukses në lojërat dhe në karrierën e tyre, atletët mund të jenë shumë më të prirur të ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor.
Prandaj, OJQ Me Dhe Për Sportin ka nisur fushatën ndërgjegjësuese “Shëndeti Mendor Optimal Tek Atletët” për të sjellur këtë çështje në vëmendjen e të gjithë sportistëve, trajnerëve, stafit mbështetës, familjeve dhe të gjithë të tjerëve dhe për t’i inkurajojmë të gjithë që të diskutojnë hapur për këtë dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta parandaluar çfarëdo problemi të shëndeti mendor që atletët që ata njohin mund të ballafaqohen.
Për më shumë informata rreth kësaj kampanje, ju lutem vijonii tek kategoria e uebfaqes tonë – “Projektet”.