Pas një aventure tejet sfiduese, biçiklistët tanë arritën që të vizitojnë tri qytetet e premtuara të cilat kanë rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët. Në këto qytete gjetëm bujarinë, zemërgjerësinë dhe mikpritjen që nuk mund ta gjeshë kudo. Gjetëm buzëqeshje dhe dedikim për të ndryshuar jetën e shqiptarëve për të mirë.
Pasi biçiklistët mbajtën premtimin e tyre me një përkushtim të pashoq dhe të diktuar nga reshjet e pandërprera të shiut që po zotërojnë në Ballkanin Perëndimor, kemi vendosur që biçiklistët të ndërprejnë turneun pikërisht në qytetin e Kërçovës. Shëndeti i këtyre burrave është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, sidomos kur kujtojmë moshën e tyre.
Gjithsesi, ky projekt nuk do të përfundoj këtu. Ky udhëtim që dëshmon pasion, vullnet dhe guxim do të tregohet përmes një dokumentari që do ta realizojmë shumë shpejtë.
PEDALO Për Fqinjësi të Mirë
Zoti i bekoftë shqiptarët