Me shumë sukses është përmbyllur tryeza e rrumbullakët me temën “E tashmja dhe e Ardhmja e Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH) në Kosovë”. Qëllimi i kësaj tryeze ishte të mbledh akterë kyq të sektorit shëndetësor dhe të prezantoj rezultatet e një hulumtimi në lidhje me Sistemin e Informimit Shëndetësor. Diskutimet në këtë tryezë kanë sjellë përvoja reale nga vendet e rajonit dhe të shteteve me sisteme të zhvilluara shëndetësore.
Rekomandimet e dalura nga kjo tryezë
Krijuesit e politikave duhet të ndajnë vizionin dhe qëllimet strategjike me qartësi dhe transparencë të plotë për të gjitha palët e përfshira në mënyrë që të ndërtojnë konsensus dhe mbështetje dhe të shmanget një rezistence e mundshme. Përfshirja e përdoruesve qysh nga fazat e hershme të dizajnimit lehtëson procesin e zbatimit të suksesshëm dhe të informuar.
Është e rëndësishme të jepet përparësi në klinika që kanë rëndësi kombëtare të gjenerimit të të dhënave me një nivel të lartë saktësie dhe në klinika që krijojnë një barrë të madhe financiare për buxhetin. Kështu do të bëhej hartim i politikave të përshtatshme dhe të bazuara në dëshmi për të përmirësuar situatën klinike dhe përdorimin efektiv të burimeve financiare dhe për të kuptuar karakteristikat / shkaqet e sëmundjes që do të përfshihen pastaj për parandalim.
Trajnimi i stafit është thelbësor për të siguruar përdorimin e duhur të sistemit dhe gjenerimin e të dhënave cilësore duke filluar nga përdorimi i kompjuterit në plotësimin e formularit, drejt kuptimit të përcaktimit të rastit, klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjes, raportimit dhe analizës së të dhënave.
Të bëhet përfshirja e DRG-së e cila siguron rimbursimin e duhur bazuar në karakteristikat e pacientit, rrethanat shëndetësore, dhe ashpërsinë e sëmundjes – informacione që rrjedhin nga SBISH.
Për një shëndetësi që duam, për Kosovën që duam!
________________________________________________________________________________
The roundtable with the “The Present and Future of the Health Information System (HIS) in Kosovo” has been successfully concluded. The purpose of this roundtable was to gather key stakeholders in the health sector and present the results of the research “Are we expecting HIS in 2020?”. The discussions during this roundtable have brought real experiences from countries in the region and countries with very developed health systems.
Recommendations
Policy makers must share the vision and strategic goals with clarity and full transparency for all stakeholders involved in order to build consensus, support and avoid possible resistance. Involving users from the early stages of design facilitates the process of successful, informed implementation.
it is important to prioritize clinics based on the national importance of data generation with high level of accuracy, and clinics that generate a great financial burden to the budget. Collecting information as such, aids in drafting suitable policies and intervention to improve the clinical situation and have an effective use of financial resources, and researchers in understanding disease characteristics/causes which shall be incorporated for prevention.
Staff training is essential to ensure proper use of the system and generating qualitative data ranging from computer use to completing the form, to understanding case determination, international disease classification, reporting and data analysis.
Inclusion of DRGs shall take place in order to ensure appropriate reimbursement based on patient characteristics, health circumstances, and severity of illness – information derived from BHIS.
For a health system we want, for the Kosovo we want!